Lëvizja e re në PD? Basha: Analiza ka mbaruar, vendos…
Kuvendi i Partisë Demokratike do të mblidhet në pranverë, ndërkohë që Basha tha se ka përfunduar procesi i analizës dhe po hedh hapin drejt riorganizimit të partisë.
Për herë të parë tha Basha, PD do të ndërtojë transformimin më të madh politik të vendit. Duke iu përgjigjur zërave kundër të PD-së, të eksponentëve të vjetër të kësaj partie, Basha tha se të luftosh kryetarin nuk është ide politike.
“E para duhet tu them që PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar drejt riorganizimit të partisë. E dyta është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Nuk është kryetari po janë forumet, Kuvendi. Kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij për ndërtimin, fuqizimin e punës në PD. Ndaj çdokush është i ftuar të japë propozimet për fuqizimin, ndërtimin dhe organizmin e aksionit tonë politik dhe PD. Thënë kjo, sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

