FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LGI zgjedh kryetaren në Gjirokastër

Lëvizja e Gruas për Integrim në Gjirokastër zhvilloi Konventën e saj ku u zgjodh dhe Kryetarja e re Mirela Mamani.

E pranishme në këtë takim Ministrja e Integrimit dhe njëherësh Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, znj. Klajda Gjosha shprehu bindjen se suksesi i LSI-së do të vazhdojë edhe në 2017-n.

“Puna që ju keni bërë është shumë e madhe. Mos harrojmë që partitë politike nuk kanë qenë kaq të emancipuara ndaj vajzave. Në 2012-n ne arritëm që në të gjithë instancat tona të kishim 50 për qind gra dhe vajza. Ishte Lëvizja Socialiste për integrim e para forcë politike që mori flamurin për ta kërkuar këtë me forcë. Dhe ne e kemi bërë këtë me bindjen më të plotë se gratë dhe vajzat janë të emancipuara dhe se realisht kanë kapacitetet e duhura për të drejtuar vendin. Shqipëria meriton të jetë pjesë e Europës së bashkuar sepse Gjirokastra meriton të jetë një qytet evropian. Jam e bindur se edhe kryetarja e bashkisë po punon çdo ditë për këtë”, nënvizoi znj. Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën përshëndetëse në këtë takim, deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, z. Vangjel Tavo vlerësoi se roli i gruas është i rëndësishëm edhe në politikë, vendimmarrje dhe drejtim, për këtë arsye LGI është pjesë themeltare në misionin dhe aktivitetin politik të LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të pranishëm ishin deputetët, Vangjel Tavo, Monika Kryemadhi, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjoshaj, Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami si dhe Kryetari i LSI-së për Gjirokastrën Krenar Kulla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?