Ligji për Teatrin, Kërpaci: Rilindja për ca grushta para shet çdo gjë

Me 75 vota pro u miratua në parim ligji për Teatrin Kombëtar, pavarësisht protestave të shumta të opozitës në sallë dhe artistëve e shoqërisë civile jashtë parlamentit.

Ndërsa sot, deputetja e LSI-së, Floida Kërpaci thotë se votimi i djeshëm është shkatërrim i Indentitetit Kombëtar.

Kërpaçi shton se me vendosmëri do të qëndrojnë në kundërshti ndaj çdo akti e veprimi të qeverisë korruptive të qeverisë Rama, që sipas saj, ”përveç pasurisë publike ka vjedhur të ardhmen dhe shpresën e Rinisë Shqiptare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji i djeshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nuk është gjë tjetër veçse shkatërrim i Identitetit Kombëtar.

NE VOTUAM KUNDËR këtij ligji, për të mbrojtur me zemër dhe përgjegjësi Identitetin Kombëtar, i cili është i paçmueshëm, por Rilindja që për ca grushta para shet çdo gjë, legjitimoi vjedhjen e pasurisë publike në interes të klientëve të qeverisë.

Me vendosmëri do të votojmë e qëndrojmë në kundërshti ndaj çdo akti e veprimi të qeverisë korruptive të Edi Ramës që përveç pasurisë publike, ka vjedhur të ardhmen dhe shpresën e Rinisë Shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?