FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Linjë e dyshimtë interneti, AMP kallëzon në Prokurori Forcat Operacionale

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me një kallëzim që Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë ndaj Strukturës së Forcave Operacionale. Mësohet se kallëzimi është bërë për një lidhje interneti që është zbuluar në godinën e tyre dhe dyshohet se përdorej nga agjentë të forcave operacionale.

Kjo linjë dyshohet se ishte e pa deklaruar dhe është përdorur për të mos lënë gjurmë në IP në momentin që një agjent kryente veprime nga ajo linjë interneti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se linja e internetit ka qenë e instaluar në godinën qendrore të forcave operacionale prej më shumë se një viti.

Kallëzimi në prokurori është bërë për shpërdorim detyre dhe përdorim i linjave të paautorizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?