Lirimi i Tahirit, Ylli Manjani: Përfundimisht kemi pushtet droge
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lirimit nga “arresti shtëpiak” ish ministrit të Brendshëm Samir Tahirit.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Mbaroi dhe loja e “Dashnorëve të Reformës në Drejtësi”!
Për vite me radhë na hapën barkun me deklarata se “sa shumë e duan reformën”!
Na shurdhuan veshët me dashurinë për “miqtë” amerikanë e Europianë!
Na shpuan hundët me fjalë të vjella nga goja e propagandës kundër opozitës!
Tani që janë zënë në flagrancë në trafik droge, e harruan refomën! “Miqtë” e huaj u bënë armiq.
Tani që “miqtë” po ikin, janë lëshuar pa doreza. Kërcënojnë e arrestojnë çdokënd që nuk është pjesë e trafikut të drogës!
Përfundimisht kemi pushtet droge, që ka rrëmbyer shtetin! Kjo është Rilindja!
KOHA JONË SONDAZH

