FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lirohet Tahiri, deputeti i PD: Drejtësia e kapur nga Rama, demokracia në rrezik

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e Krimeve të Rënda e cila shfuqizoi masën ‘Arrest shtëpie’ ndaj Tahirit duke e lënë në ketë mënyrë të lirë ish ministrin e Brendshëm të akuzuar për implikim në trafik droge me grupin Habilaj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Klevis Balliu thotë se Prokuroria është e kapur nga Edi Rama dhe i bindet urdhrave të tij dhe jo ligjit. Sipas tij, drejtësia është vënë në shërbim të mafies në pushtet dhe demokracia në rrezik.

Statusi i plotë:
Prokuroria e kapur nga EDVINOVIÇI fakton se i bindet urdhrave të tij dhe jo ligjit
Kryenarkotrafikanti Saimir Tahiri fiton lirinë nga drejtësia e kapur.
TURP, TURP, TURP!
Drejtësia është vënë në shërbim të mafies në pushtet.
Kriminelët, të veshur me kostumin e politikanit, po fitojnë çdo ditë lirinë me urdhër të Ramës.
Ku është Vettingu në Drejtësi?
Shqiptarët duhet të marrin në dorë:
FATET E TYRE
TË FËMIJËVE TË TYRE
TË KOMBIT TONË
Demokracia është në rrezik
5vb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?