FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Listat e hapura hapin sherret në PS, kandidatët e Ramës kacafyten me njeri-tjetrin

Hapja e pjesshme e listave të kandidatëve ka bërë që gara në PS të kalojë nga përballje me kundërshtarët në sherret të forta brenda partisë. Në disa qarqe, kandidatët janë në garë me njeri-tjetrin për të marrë vota dhe jo me partitë e tjera. Renditja në listë poshtë vijës fituese i ka bërë sherret më të ashpra në disa qarqe.

Shqetësimi për sherret në PS është shprehur sot nga Edi Rama një mbledhje online, pas takimeve në Lezhë. Rama mësohet se u ka kërkuar kandidatëve që të mos bëjnë sherre me njëri-tjetrin. Ai gjithashtu ka kërkuar që ata të mos hyjnë në zonat e kandidatëve të tjerë për të mbledhur vota. “Të mos bëjnë sherr për vota me njëri tjetrin, Të mos hyjmë nëpër zonat e njëri-tjetrit. Të bëjnë vota për partinë dhe të mos shqyhemi për vota personale’, mësohet se ka thënë Rama gjatë mbledhjes online të mbajtur me kandidatët e tij

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?