LIVE/Konventa Kombëtare e LSI, shpalosen propozimet kryesore

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbledhur Konventën Kombëtare, aty ku po shpalosen propozimet kryesore të LSI-së.

ë këtë konventë janë ftuar të gjithë delegatët, përfaqësues politikë të LSI-së dhe simpatizantë të kësaj force politike.

Në fjalën e saj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me ironi tha se si doktoreshë dhe si fallxhore, e parashikon të ardhmen e Shqipërisë të ndritur pa Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi mbledhur këtu për të ardhmen sa më të mirë të vendit tonë. Si një doktoreshë dhe fallxhore, e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë të ndritur pa Edi Ramën kryeministër. Shqipëria është më e mirë pa Edi Ramën”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Monika Kryemadhi theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e madhe. Ajo tha se LSI-në e bën shpirti, e bën ndjenja, e bën dashuria për njëri-tjetrin.

Kryemadhi nënvizoi se ka ardhur koha që t’i jepet fund tranzicionit të zgjatur. “Ka ardhur koha t’i jepet fund tranzicionit të zgjatur 30-vjeçar, që Shqipëria të bëhet europiane me djem dhe vajzat e reja plot energji, për të zhdukur bandën kriminale në pushtet”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?