LIVE/ Zhvendoset protesta, nga Parlamenti drejt Kryeministrisë

Protesta e të rinjve që po zhvillohej te parlamenti është zhvendosur.

Mësohet se protestuesit janë duke u zhvendosur drejt kryeministrisë.

Ata do të vendosin aty “piramidën e krimit” që në krye ka Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta LIVE

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/759369521129936/

PROTESTA MINUTE PAS MINUTE

Ora 11:48 Degjeneron në dhunë protesta

Një situatë kaotike është krijuar brenda protestuesve, të cilët kanë sulmuar me grushta një person duke e akuzuar si person të infiltruar nga policia dhe provokator.

Është dashur ndërhyrja e ish-deputetit Luçiano Boçi dhe ish-deputetëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Ora 11:37 Vijojnë tensionet jashtë Kuvendit, policia: Hiqni maskat!

Protestuesit vijojnë të përplasen me policinë, duke u shtyrë mes tyre në tentativë për tu futur në Kuvend. Protestuesit jkanë hedhur shashka dhe sende të forta ndaj efektivëve. Sakaq policia ka apeluar protestuesit me maska ti heqin ose të ikin, sepse nuk lejohet të jenë me maska në tubime.

Thirrja me megafon: “Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojne fytyrën ose t’i largoni menjehëre nga protesta. Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës denohet deri në 6 muaj burg. Ju si organizatorë të tubimit mbani përgjegjësi ligjore  për mbarëvajten e tubimit. Të nderuar qytetarë. Ruani gjakftohtësinë. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim të punonjësve të policisë. Mos u përplasni me punonjësit e policisë”.

Ora 11:18 Përplasje mes protesuesve dhe policisë para Parlamentit

Protestuesit po përplasen me opozitën para Paramentit, ndërkohë që kryeministri Rama po mban fjalën në Kuvend.

Ora 10:08 Ish-deputetët e PD dhe të rinjtë e FRPD-së nisen drejt Kuvendit

Ish-deputetët demokratë dhe të rinjtë e FRPD-së kanë lënë selinë blu dhe janë nisur drejt Kuvendit. Mes shumë simbolikave të tjera, një i ri mban si maskë portretin e shefit të qeverisë Rama.

Ora 09:30 Tensione mes policisë dhe protestuesve

Ndërsa ka nisur grumbullimi i protestuesve janë shënuar përplasje mes tyre dhe policisë. Banorët e Astirit kanë tentuar të largojnë barrierat në hyrje të Pedonales por nuk janë lejuar.

Ora 09:20 Braçe dhe deputetë të tjerë të PS-së i drejtohen Kuvendit

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i shoqëruar dhe nga deputetë të tjerë socialistë sapo kaluan Pedonalen dhe iu drejtuan Kuvendit për seancë.

Ora 09:24 Mbërrijnë banorët e Astirit

Banorët e Astirit kanë mbërritur të parët në qendër të kryeqytetit për të protestuar para Kuvendit.

Ora 08:56 Bllokohet qarkullimi te Pedonalja për këmbësorët

Policia ka bllokuar hyrjen për këmbësorët te Pedonalja, duke lejuar vetëm kalimin e automjeteve të deputetëve dhe Ministrave që i drejtohen Kuvendit për seancë.  Forca të policisë së rendit, Shqiponja dhe disa efektivë të RENEA-s janë në gadishmëri dhe nuk lejojnë gazetarët ti afrohen kordonit. Janë angazhuar mbi 1000 efektivë policie për protestat dhe janë rrethuar të gjitha godinat qeveritare me rrjeta teli.

Seanca plenare, prezantohet raporti vjetor i KQZ-së

Në rend ditë janë tre pika, ku vlen të theksohet prezantimi i raportit vjetor të KQZ-së nga kryetari Klement Zguri. Në rend dite do të jetë edhe shtyrja me tre muaj e afatit të komisionit të reformës zgjedhore.

Po sot do të bëjë betimin dhe deputetja më e re Amra Barova që ka marrë mandatin e deputetit të LSI-së në qarkun e Shkodrës, duke çuar në 99 numrin e deputetëve. Po kështu dy kandidatë të tjerë të opozitës kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ për marrjen e mandatit. Së bashku me dy të fundit, numri i deputetëve në Kuvend arrin në 101.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?