FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lobimi i PD në SHBA, dëshmon në Prokurori Arben Ristani: Ja çfarë deklarova

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për kontratat lobuese në SHBA. Ristani u thirr për të dëshmuar për lobimin  me vlerë rreth një milion dollarë në SHBA që PD bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.

Ristani dëshmoi për kontratat me kompanitë lobuese në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm që ka dijeni për këtë çështje. Prokuroria nisi hetimet pak muaj më parë pas akuzave nga PS, se PD ka paguar 1 milion euro nëpërmjet një kompanie offshore.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Arben Ristani deklaroi në një prononcim për mediat se PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat” deklaroi Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?