LSI, Endrit Braimllari: Nuk do lejojmë prishjen e Teatrit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka reaguar sot ndaj ligjit të jashtëzakonshëm që i është dërguar parlamentit nga qeveria për ngritjen e kullave mbi truallin e teatrit Kombëtar.

Sipas tij, “kjo përpjekje e Edi Ramës tregon dhe njëherë kulturën e tij diktatoriale që vetëm me votat e Rilindjes kërkon të ligjërojë prishjen e Teatrit Kombëtar.”

Braimllari shkruan: Sjellja në parlament e ligjit me procedurë të përshpejtuar për prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave klienteliste të Edi Ramës është shenja më e mirë se ky kryeministër do të heqë çdo përgjegjësi nga ana e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me votën e parlamentit kërkon të shkatërrojë në mënyrë të ligjëruar të vetmin Teatër Kombëtar dhe të ndërtoj kullat e tij klienteliste. Kjo përpjekje e Edi Ramës tregon dhe njëherë kulturën e tij diktatoriale që vetëm me votat e Rilindjes kërkon të ligjërojë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rilindja nuk do hyjë në histori vetëm për kriminalizimin e vendit, varfërinë, emigrimin e të rinjve, pasigurinë dhe korrupsionin, por dhe për shkatërrimin e kulturës e të vetmit Teatër Kombëtar me ligj. 
Kjo tregon, natyrën diktatoriale të Edi Ramës i cili për çdo gjë bën një fajtor dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.

Fajin e ka populli, fajin e kanë artistët dhe nesër kur të prishet Teatri Kombëtar me ligj dhe të ndërtohen kulla klienteliste do thotë fajin e ka Kryetari i Bashkisë dhe deputetët e mi që e votuan këtë ligj në parlament.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?