Lu: SHBA mbështet shpresën e popullit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar
Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu tha se Amerika mbështet popullin shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe në forcimin e institucioneve demokratike.
“Sot SHBA vazhdojnë të mbështesin shpresat e popullti shqitpar nëpëmjet fuqizimit të FA shqiptare, luftës kundër krimit të organizuar të zhvillimit të institucioneve demorkatike përfshirë edhe ato që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi” – u shpreh diplomati amerikan.
Deklaratat e tij, ambasadori Donald Lu i bëri gjatë një aktiviteti për javën e fëmijëve jetim.
Ambasadori amerikan Donald Lu, i ftuar në aktivitet, në fjalën e tij tha: “Ju mund të shikoni fytyrat e këtyre fëmijëve që janë të mahnitshme, – tha ai lidhur me ekspozitë të hapur në ambientet e Shtëpisë së Fëmijës, – disa sjellë nga Biblioteka e Kongresit Amerikan. Jam krenar që kjo punë është bërë nga misionaret amerikane dhe Kryqi i kuq Amerikan. 100 vjet më parë amerikanët erdhën këtu për ngritjen e strehës së parë vorfnore.
Sot SHBA ndihmon për forcimin e Forcave të Armatosura, luftën kundër krimit të organizuar dhe ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi që janë bërë më të forta nga reforma në drejtësi.
Së fundmi, streha vorfnore është komshi me ambasadën dhe ne i urojmë komshiut tonë të dashur, “Edhe 100!”.”
KOHA JONË SONDAZH

