LUAN RAMA: BIG BROTHER DHE KULTURA E TELEVIZIONIT…

Nga Luan Rama-
Duke vëzhguar dhe analizuar dominimin e pothuaj gjithë jetës publike prej efektit mediatik të fenomenit “Big Brother”, me erdhi në mend përcaktimi i Neil Postman, një sociolog dhe kritik i kulturës bashkëkohore, i cili ndër të tjera thotë:
“Kur një popull i tërë vëmendjen e ka tek banaliteti, kur jeta e tij kulturore përcaktohet nga një rreth i qëllimshëm shpërqendrimi, kur serioziteti i debatimit publik shndërrohet në një bisedë kafexhinjsh, për ta thënë shkurt, kur ky popull vlen më shumë si audiencë ku të zhvatësh pagesa dhe interesi i biznesit shndërrohet në një tragjikomedi kombëtare, atëherë mund të themi se një komb i tërë është në rrezik; vdekja kulturore e tij bëhet e mundshme”.
E m’u për këtë arsye, në emisionin tim sonte në ora 21:00 në RTV Ora, bashkë me të ftuarit do të analizojmë dhe diskutojmë arsyet se pse jemi kaq të dominuar e të kushtëzuar prej vulgaritetit dhe injorancës nga njëra anë dhe bjerrjes e rrënimit të vazhdueshëm të kulturës së televizionit nga ana tjetër, që cënon shenjtërinë e ekranit magjik dhe të misionit që ai ka.
Pa dashtë me iu imponu askujt, por me synimin për të bërë objekt debati një temë që e kemi të pranishme gjithkund, ju ftoj sonte në “DREJT” në ora 21:00 në ekranin e RTV Ora.

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sociologu Gëzim Tushe u shpreh se Unë kam qenë dakord për formatin e Big Brother, sepse duhen bërë eksperimente të tilla sociale.

Ai tha se këto spektakle bëjnë një testim të nivelit të shoqërisë dhe se janë për lëvizur kufirin mes të lejuarës dhe të palejuarës.

Tushe: Unë kam qenë dakord për këtë format, sepse duhen bërë eksperimente të tilla sociale, edhe pse nuk mund të themi që është një eksperimenti shkëlqyer. Këto spektakle bëjnë një testim të nivelit të shoqërisë. Unë këtu mund të them se çfarë është mes së lejuarës dhe të palejuarës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?