Luan Rama: “Ec e ec e s’kanë të sosur kriminelët e Rilindjes…”,
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama thotë se kryeministri Edi Rama mori një tagër ligjor që nuk i takon, duke gjykuar provat që prokuroria ka, dhe mbi të cilat kërkon arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, akuzuar për trafik droge gjatë kohës që ushtroi detyrën e ministrit të Brendshëm.
“Në një shtet demokratik, në shtetin e të drejtës me pushtete ligjërisht të ndara, tagrin ligjor për të çmuar vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e provave e ka vetëm gjykata, askush tjetër!
Kryeministri, edhe sot në mbledhjen e deputetëve të rilindjes, i përfshirë prej panikut e frikës, na dëshmoi të gjithëve që ai është përgjegjësi kryesor për situatën e rëndë kriminale në vend!
“Ec e ec e s’ka të sosur ky kanali i Myzeqesë” – thuhet në një poemë të viteve të para të epokës socialiste!
Fare mirë sot nën qeverisjes e kriminelorilindjes, ato vargje mund të përshtaten: “Ec e ec e s’kanë të sosur kriminelët e Rilindjes…”, shkruan Luan Rama në rrjetin social Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

