Luan Rama: Takim me mjeshtrat e Vlorës, djem të mrekullueshëm e specialistë të zotë

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës, Luan Rama, vijon takimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Takimin e radhës, Luan Rama e ka pasur me disa djem të rinj vlonjatë që punojnë në pikat e shërbimit të riparimit të makinave.

Në një postim në Facebook, Rama i cilëson këta të rinj si mjeshtrat e Vlorës, djem të mrekullueshëm, specalistë të zotë e qytetarë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim postimi i plotë i Luan Ramës në Facebook: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Me mjeshtrat e Vlorës:
DJEM TË MREKULLUESHËM, SPECIALISTË TË ZOTË,
QYTETARË TË MIRË …
Ata janë mjeshtrat e Vlorës.
Gjithë qyteti i njeh dhe i respekton si të tillë. Gjithë Vlora i do.
Me duart e tyre të arta punojnë pa u lodhur dhe gjithë pasion nëpër pikat e shërbimit të riparimit të makinave, duke dhënë shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar.
Takimi me ta e diskutimi me aq pasion për problemet e punës, për krijimin e standardeve europine në marrdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, problemet që shqetësojnë qytetin dhe mungesat në infrastrukturë, sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit, më dhanë mundësinë të kuptoj se ata djem të mrekullueshëm me Kledon, Zanin, Mariglenin, Landin, Edin, Filipin, Erjolin, Kreshnikun, Fatjonin e shumë të tjerë, janë jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre.

Me mjeshtrat e Vlorës:

DJEM TË MREKULLUESHËM, SPECIALISTË TË ZOTË,
QYTETARË TË MIRË …

Ata janë mjeshtrat e Vlorës….

Posted by Luan Rama on Monday, April 5, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?