Lubonja: Edi Rama të shpallet Monark se sa me pseudo-demokraci!
Analisti i njohur Fatos Lubonja tha sot për ligjin që kaloi në Parlament për shembjen e Teatrit Kombëtar, që nëse ky ligj zbatohet atëhere më mirë opozita të largohet nga Kuvendi dhe të shpallet vendi si Monarki me një kapobandë në krye, Edi Ramën.
“Është një projekt-ligj që përbën një moment kyç në historinë e kësaj pseudo-demokracie që kemi ne, qoftë për faktin si është bërë një prolekt-ligj për një kompani private për të grabitur një tokë publike….
Është antikushtetues dhe këtë e kanë shpjeguar juristët, pasi shkel barazinë e konkurencën, e nëse kalon edhe ky ligj më mirë të iki opozita nga parlamenti të shpallet një lloj monarkie ose një kapobandë në krye të vendit se edhe monarkia absolute nuk vepron kështu, pra opozita të ikin nga parlamenti”-tha Lubonja.
Edhe Monika Kryemadhi, shefja e LSI, ka deklaruar se Edi Rama mund ta zbatojë këtë ligj mafioz dhe kundër artit, vetëm kur të kalojnë fadromat mbi trupat e opozitës. Ajo ka bërë thirrje për bashkim kombëtar opozitar, të çdo njeriu që don Atdheun dhe familjen, për tu bashkuar dhe mbrojtur jo vetëm Godinën e Teatrit Kombëtar si ikonë arti, por edhe demokracinë.
Po këtë linjë mbajti edhe nënkryetari i grupit parlamentar të PD-, Edi Paloka. Ai pohoi për median se “duke parë seancën e fundit në votimin për ligjin që shkatërron Teatrin Kombëtar, që i fal pronën publike Edi Ramës, nuk i mjaftoi ky akt që shkelet Kushtetuta, por u manipuluan votat para parlamentit. Rama është bërë ekspert kriminalist dhe përgjimesh. Këto janë hetime që i bën Taulant Balla? Aty ka qenë dhe Taulant Balla, që ka votuar me kartat e opozitës. Ai ka manipuluar votat. Hetimet si ato që bën Rama nga Surreli. Tavo ka votuar sipas procedurës, pavarësisht se ai nuk ka qenë aty. Atë se kush votoi, ta hetojë prokuroria.
Çdo deputet ka kartën e tij, dhe kur e fut më del emri Edi Paloka, dhe jo Gramoz Ruçi. Është njësoj siç tha Rama; e verifikova unë përgjimin. Është një fakt; votimi është manipuluar. Pamjet tregojnë se u përdor karta e Tavos. Aty del që ka një votim parlamentar dhe i takon prokurorisë që të hetojë. Kemi 5 vjet me Ramën kryeministër që merret me këto përralla. Përgjimin s’ja mori përsipër t’ja bëjë Italia. Vetëm për këtë duhet të shkojë kryeministri para gjyqit.
Ne kemi kontakte me disa prej pronarëve afër teatrit, dhe ata kanë thënë se nuk janë dakord t’ja japim kompanisë dhe kanë marrë kërcënime. Kompani Fusha ka ndërtuar edhe vilën e Ramës. Po merret prona publike në kundërshtim me ligjin. Largimi i Majkos nga Kuvendi ishte për t’u përgëzuar. Unë e përgëzoj, pasi ai ishte i vetmi që se votoi ligjin për teatrin. Firma Fusha ka lidhje mafioze dhe korruptive”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

