Lufta TV/ Fevziu me studentët, Topi dhe Dudushi me Ramën

Protesta e 7 ditore e studentëve ka ndarë keq edhe televizionet më të mëdha dhe qëndrimet e tyre editoriale. Sonte në darkë në ora 22 00, ende pa përfunduar ndeshjet e Champion League, dy TV më të mëdhenj të vendit do ti kushtojnë vëmendjen e tyre protestave studentore. Në Opinion tek Fevziu do të diskutojnë analistë dhe një grup i madh studentësh protestues.

Ndërsa ngjarja me sa duket do të ndodhë në Top Shoë të Alban Dudushit. Edi Rama që rrefuzohet prej 7 ditësh nga studentët për negociata, do të gjejë në Top Channel Opozitarë të shpikur.

Edhe dje në Opinionin e Fevziut edhe sot gjatë protestës para ministrisë, studentët i kanë fishkëllyer dhe i kanë quajtur tradhëtarë të kauzës së tyre, Ata që do të bëjnë protestuesin fallco tek Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mori e pafundme reagimesh në rrjet kanë bërë humor me këtë shfaqe bajate që i hidhet si komardare shpëtimi kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por edhe po të hamendësosh për një moment, se Top Channel, do të kryejë misionin gazetaresk, pra të përballë kryeministrin me kundërshtarët e tij, ai nuk ka gjetur arbitrin e duhur. Sepse drejtuesi i këtij emisioni të vështirë, që duhet ta drejtonte një gazetar i paanshëm është Alban Dudushi, i cili sot duhet të bëjë të pavarurin mes eprorit të tij Rama dhe studentëve. Ai paguhet nga qeveria, si pjestar i bordit të AMSH-së, agjensisë që ndan fondet për shoqërinë civile ku gjendet edhe këshilltari mediatik i kryeministrit, Endri Fuga.

Pra ajo që po bën Topi, pasi transmetoi dje emisionin “Open” me titull “A po përçahen studentët?” është dyfish e dyshimtë. Ai po i ncjerr Ramës bashkëbisedues me legjitimitet të cënuar, sepse studentët nuk i pranojnë si përfaqësues të protests dhe se dyti ia ka lënë moderimin një arbitri që paguhet nga njëra palë.

Në luftën e ashpër të audiencës nuk dihet se cili do të fitojë këtë radhë, por peshorja morale këtë herë rëndon krejtësisht në anën e Fevziut dhe të protestuesve realë.

Lapsi.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?