Lulzim Basha: I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për aksidentin tragjik në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së autobusit me turistë, humbën jetën të paktën 45 persona.
Kryedemokrati shkruan se mes jetëve të humbura janë edhe shtetas me origjinë shqiptare e të mitur.
Postimi i Lulzim Bashës:
I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme.
KOHA JONË SONDAZH

