Majko reagon për akuzat e Iranit: Provokim

Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ka reaguar pas kritikave nga ambasada e Iranit në Tiranë mbi deklaratat e tij në Paris. “Shqipëria në respekt të të gjithe dokumentave ndërkombetare u ka dhënë strehim nën “ombrellen e Kombeve të Bashkuara” të ashtuquajturve “terroristë”. Çdo aludim tjetër është një provokim me të cilin nuk vlen asnjë shpjegim”, thekson Majko.

Sot, Ambasada e Iranit në Tiranë ka bërë  një reagim lidhur me deklaratat e Ministrit për Diasporën, Pandeli Majko. Ish-kryeministri Pandeli Majko është ndër politikanët që mbështet kauzën e muxhahedinëvë iranianë të cilët janë vendosur prej disa vitesh në Shqipëri. Majko ka qenë i ftuar në takimin vjetor të muxhahedinëve në Paris, ku ka folur për nevojën e ndryshimit të sistemit polik në Iran.

Këto deklarata kanë nxitur dhe reagimin e ambasadës së Teheranit në Tiranë duke saktësuar, sipas tyre, se qëndrimet e Majkos janë të ndryshme nga qëndrimet e qeverisë Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?