Malaj: Shqipëria ka humbur trenin europian, statusi i jetimëve jo si lëmoshë

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, e pranishme në Komisionin e Shëndetësisë, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një mesazh të fortë. Për të statusi i jetimëve, nuk duhen të jepet si lëmoshë, por duhet një trajtim me dinjitet.

Ndaj dhe siç shkruan, nevoja për ndryshimin e statusit të jetimit dhe përmirësimin e saj, është në tri fusha përgjegjëse.

“Arsimimi, punësimi dhe strehimi, shërbime të dedikuara nga qeveria për qendrat rezidenciale dhe për të gjitha kategoritë e margjinalizuara, kërkojnë përshtatjen e ligjit me rrethanat aktuale, në mënyrë që për këto kategori shteti të kthej vëmendjen dhe të mos japi lëmosha”-,shkruan deputetja e LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo thotë se Shqipëria ka humbur trenin europian, dhe për këtë arsye përmirësimi i kushteve sociale të jetimëve është domosdoshmëri jetike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ish-zv/Ministre e Arsimit, Malaj i njeh mirë dobësitë e qeverisë për të ofruar mbështetje për të rinjtë jetimë që kërkojnë të arsimohen.

Postimi i i plotë i Nora Malajt

Fillimi i muajit Korrik, në Komisionin e Shëndetësisë nisi me dëgjesën shumë të rëndësishme të shoqërisë civile, për përmirësimin e statusit të jetimëve dhe nevoja për ofrimin e më shumë shërbimeve ndaj kësaj kategorie në nevojë, që qeveria t’i trajtoj qytetarët e saj me më shumë dinjitet dhe vlerësim.

Nevoja për ndryshimin e statusit të jetimit dhe përmirësimin e saj në tri fusha përgjegjëse si, arsimimi, punësimi dhe strehimi, shërbime të dedikuara nga qeveria për qendrat rezidenciale dhe për të gjitha kategoritë e margjinalizuara, kërkojnë përshtatjen e ligjit me rrethanat aktuale, në mënyrë që për këto kategori shteti të kthej vëmendjen dhe të mos japi lëmosha, duke i’u referuar rastit të Samuelit 17-vjeçar, i cili edhe pse një adoleshent, prej vdekjes së babait mbante mbarrën e familjes.

Sot, kur Shqipëria ka humbur trenin europian dhe kur kategoritë e ndryshme në nevojë gjenden ende në “ditën e hallit”, diskutimi i përcaktimit të statusit të jetimëve dhe vendosja e përmirësimi i kushteve sociale të jetimëve është domosdoshmëri jetike dhe respekt e detyrim i qeverisë për qytetarët e saj!

#TëGjithëSëBashkuPërTëPërmirësuarStatusiEJetimitPërNjëJetëDinjitozeDheTrajtim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?