Manjani: Arrestimi i Fatos Nanos nuk ka asnjë lidhje me arrestimin e Tahirit
Nga Ylli Manjani
Jo Saimiri, por edhe Rama vetë e madje e gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestoheshin, prap nuk kanë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos! Asnjë lidhje!
Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë!
Nano pas burgut nuk bëri asnjë tentativë për të kapur drejtësinë, qoftë dhe për të marrë hak! Rilindja do ta kapë atë para burgut dhe për tu hakmarrë paraprakisht!
Politikisht Nanos Rilindja i vjen anash, me thënë të drejtën! Cilido qoftë çmimi që paguan për ti përdorur emrin, prap Rilindja është vite drite larg Tij….
KOHA JONË SONDAZH

