Manjani: Epshi i sundimtarit duhet ndalur, po kthen ”Drejtësinë Popullore”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se duhet ndalur epshi i sundimtarit (Edi Rama) për të shkrirë opozitën. Përmes një postimi në facebook, Manjani shkruan se detyrat kushtetuese që i janë dhënë gjykatës janë të patjetërsueshme, pra që nuk i bën dot asnjë pushtet tjetër. Ai ka komentuar deklarimet e Kryeministrit Rama dhe zëdhënësve të tij të cilët, siç shkruan Manjani, bërtasin çdo ditë: “Opozita do hyjë në burg”. ”Partia të njoftonte arrestimin dhe sigurimi bënte ekzekutimin. Gjykata jepte vendimin. Kjo ishte e ndyra Drejtësi Popullore, që ende vepron sot e kësaj ditë”,-shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Kryeministri dhe zëdhënësit e tij, bërtasin çdo ditë: “Opozita do hyjë në burg”. Në një Republikë Kushtetuese, ku pushtetet janë të ndara, vendimin si dhe deklarimin se kush hyn në burg e kush jo e jep gjykata e pavarur nga qeveria. Imagjinoni dot Merkel të deklarojë çdo ditë ” opozita në burg”?!! Jo për opozitën por as për një qytetar normal nuk ndodh një gjë e tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detyrat kushtetuese që i janë dhënë gjykatës janë të patjetërsueshme, dmth nuk i bën dot asnjë pushtet tjetër. Mirëpo, pasardhësit e komunizmit dinë vetëm atë që bënte Enveri. Partia të njoftonte arrestimin dhe sigurimi bënte ekzekutimin. Gjykata jepte vendimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ishte e ndyra Drejtësi Popullore, që ende vepron sot e kësaj ditë. Drejtësia që burgosi e surgjynosi shqiptarë që folën kundër pushtetit… Epshi i papërmbajtur i sundimtarit të sotëm për të shkrirë opozitën dhe goditur cilindo që nuk mendon si ai, duhet ndalur. Tani sesa më vonë, kur të jetë shumë vonë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?