Manjani-ish-kolegëve: Pranuat të jeni letër higienike e Kryeshefit tuaj
Me 75 vota pro u miratua në parim ligji për Teatrin Kombëtar, pavarësisht protestave të shumta të opozitës në sallë dhe artistëve e shoqërisë civile jashtë parlamentit.
Mbi këtë çështje, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Në një status në facebook, Manjani u drejtohet deputetëve që votuan pro, përfshirë dhe ish-kolegët e tij, duke iu thënë se janë shndërruar në letra higjenike të Ramës.
”Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit tē tyre! Nga pisat vetëm pisllëqe dalin! Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do ma largojë ne të gjithëve! Një e nga një”,-shkruan Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

