Manjani: Marrëveshja e detit paska mbaruar, Presidenti të mos bëhet pjesë e kësaj poshtërsie shtetërore

Raportimi i mediave që kryeministri grek Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë, për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani është një çështje që ende po mbahet e fshehtë nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale Manjani shprehet se marrëveshja e detit me Greqinë qënka tashmë një punë e mbaruar, ndërsa publiku nuk di asgjë.

Ndërkohë, thotë Manjani, Gjykata Kushtetuese mandaton Presidentin e Republikës të drejtojë negociatat dhe jo Ministrin e Jashtëm! |As Kryeministrin!”- shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti i plotë i Ylli Manjanit

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas qeverisë Greke marrëveshja e detit paska mbaruar.

Ne nuk dimë asgjë!

Po pse kërkon plotfuqishmëri qeveria tek Presidenti?! Ajo paska mbaruar punë!!!

Ka mbaruar një punë, një dreq e di se si! Ka mbaruar punë në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vetë e kërkoi kur ishte në opozitë!

Gjykata Kushtetuese mandaton Presidentin e Republikës të drejtojë negociatat dhe jo Ministrin e Jashtëm! As Kryeministrin!

Duhet të kishin marrë një mandat nga Presidenti që të negocionin! Kështu thotë Gjykata Kushtetuese. Por nuk e kanë bërë!!!

Presidenti i Republikës është vënë në dijeni vetëm para pak ditësh, fare thatë me një letër që nuk thotë asgjë! Nuk propozon as emrat e negociatorëve madje!!!

Që këta nuk pyesin për Kushtetutë e ligje, kjo u pa! Por pse bëjnë teatër kot!

Ta zbardhin atë marrëveshje, ta kalojnë në qeverinë dhe Kuvendin e tyre mono-partiak, siç kalojnë koncensionet dhe kaq!

Në këto kushte, Presidenti i Republikës nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj poshtërsie shtetërore!

Le të thotë çfarë të dojë propaganda e fëlliqur e qeverisë moniste!

Këto janë marrëveshje që duhen denoncuar dhe jo miratuar e ratifikuar!

Mirë është ta dinë edhe Grekët se deri më tani kanë biseduar me autoritete të pa mandatuara! Kanë biseduar me zyrtarë që kanë shkelur Kushtetutën e vendit të tyre!

Ndaj ai produkt e ka vlerën ligjore 0!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?