Manjani: Mbyllja e bixhozit, rrena më e madhe e kohës
Nga Ylli Manjani
Që të kuptohemi:
Ligji i ri për lojrat e fatit do ta shtojë dhe jo kufizojë luajtjen e bixhozit.
Do ta përhapë më keq sesa deri më sot. Vërtetë mbyllen qepenat aktuale, por loja on line e sjell bixhozin në çdo celuar, ipad apo kompjuter personal.
Pra edhe ato që deri më sot nuk hynin tek qepenat e lokaleve të lojrave të fatit, do joshen nga ftesa që ju vjen në celular. Do ta kenë aty gjithnjë prezente një “ofertë” për të luajtur.
Pra nga sëmundja e izoluar e lokaleve do ketë epidemi elektronike! Kushdo që ka një mjet elektronik smart do jetë i ftuar të luajë. Përveç ata që janë mësuar të luajnë do ketë të rinj…
Si do luajnë lojtarët me karta debiti apo krediti?!
Joooo.
Kompania/kompanitë e lojrave të fatit do shesin karta plastike në çdo cep e kioskë. Pra njerëzit do blejnë CASH sa karta të kenë mundësi dhe do luajnë!
Të mos themi që kafenetë e zakonshme mund të vënë IPade me software të lojrave on line, ku “kafexhitë” mund të lujanë për qejf.
Pra as qepenat nuk mbyllen, siç reklamon Kryeministri!
E vetmja gjë që mbetet për t’u parë është në sa duar do ndahen paratë që qarkullojnë sot në këtë treg..!
Por, që do mbyllet bixhozi është rrena më e madhe e kohës!
KOHA JONË SONDAZH

