Manjani: Nëse flet për drogën quhesh Rus, takimi në banjot e spitalit…

Debati mbi financim rus të PD-së, ka hapur një debat të madh. Në një postim në rrjetin social facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kryeministri Edi Rama, po pëson efekt anësor nga ndryshimi i stinës.

Këtë Manjani e ka për qëndrimet që po mban qeveria karshi shkrimit të revistës amerikane ”Mother Jones”, ndaj PD-së lidhur me lobimin rus. Për më tepër, ish-ministri shkruan se shqip-shkrimi dhe shqip-shqiptimi i opozitës i duket Ramës i pa edukatë. Duke interpretuar qëndrimin e qeverisë, ish-minstri nënvizon se nëse flet kundër drogës quhesh Rus dhe i paedukatë.

”Dmth, edukatë sot quhet drogë-përdorimi dhe drogë-trafikimi. Kurse me shokët e “idealit” takimi te banjot e spitalit…Pra po fole kundër drogës dhe drogaxhinjve, quhesh Rus dhe i pa edukate! Po bëre drogë quhesh shqipshqiptues me edukatë të lartë!”,-shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Ylli Manjanit

Swiss Digital Mobile Reklama

Tjetër efekt anësor stinor i KryeRilindasit:

Shqip-shkrimi dhe shqip-shqiptimi i opozitës i duket i pa edukatë.

Dmth, edukatë sot quhet drogë-përdorimi dhe drogë-trafikimi. Kurse me shokët e “idealit” takimi te banjot e spitalit…

Pra po fole kundër drogës dhe drogaxhinjve, quhesh Rus dhe i pa edukate! Po bëre drogë quhesh shqipshqiptues me edukatë të lartë!

Medet halli kush qeveris!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?