Manjani: Pronarët e drogës do i dimë kur të nis ‘larja e hesapeve’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka përgëzuar punën e policisë në aksionin e fundit ku u kap 613 kg drogë.

Në një koment në rrjetet sociale, Manjani thotë se problemi nuk është me drogën që kapet, por me atë që nuk kapet. Ai thotë se kur të nisin vrasjet mes trafikantëve do të kuptohet se kush janë pronarët e drogës që u kap sot në Durrës.

Që u kap drogë është lajm i mirë, s’ka dyshim për këtë! Çështja është me atë që nuk kapet. Kur droga që kapet është kaq e madhe, mendoni sa është ajo që nuk kapet?! Kur të fillojë “larja e hesapeve” do të marrim vesh dhe pronarët e drogës së sotme. Ato që policia nuk i kap dot sot”,- shprehet Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/kohajone/videos/788533624669510/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?