Manjani: Rama nuk di më çfarë flet!

Nga Ylli Manjani –

Kryeministri është bërë pishman që paska miratuar autonominë universitare?!

Nuk e di a e kupton më se çfarë flet, por ju ftoj të lexoni nenin 57. 7 të Kushtetutës së Republikës, i cili parashikon në tekst:

Swiss Digital Desktop Reklama

“ Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është Kushtetuta e Republikës kjo, jo statuti i Rilindjes e as letra e tenderit nga Delaware…

Pra autonominë universitare e kanë vendosur shqiptarët në Kushtetutë që në vitin 1998, kur Edi Rama nuk ishte askund këtej pari.

Nuk e vendosi Ai Autonominë, përkundrazi ndërhyri keqas, po keqas fare, me ligjin ende në fuqi të arsimit të lartë. Ndaj ska për çfarë të ndjehet pishman që paska “vendosur autonominë e universiteteve”…

Po ngaqë Kushtetuta dhe ligjet për këtë njeri nuk kanë patur ndonjëherë rëndësi, nuk ka si të kenë sot në gjendje të rënduar përçartje.

Ja dhe neni 57 i Kushtetutës:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?