Manjani, Ramës: Ngushëllimet shoferit të Xhafajt përcillja në shtëpi

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentin e kryeministrit Edi Rama sot nga Korça ku ai po mbante një aktivitet pulitik, mbi ngjarjen e djeshme, ku efektivi i Gardës së Republikës Shkëlzen Qordaj, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Xhafaj, e cilëson një akt prej faqeziu të Ramës.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Manjani deklaron se nëse do e kishte të sinqertë ngushëllimin e tij, duhej ti shkonte në shtëpi punonjësit të Shtetit.

“Ndërkohë që fajson Opozitën për “mos respektim të kodit të vdekjes”, vetë i shpreh gjasme-ngushëllimet në miting politik! Faqezi sa më ska! Shko të paktën pije një kafe në shtëpinë e të ndjerit dhe HESHT! Është vrarë, ndër të tjera, një punonjës i Sigurisë së Shtetit!”- shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, Manjani ka bërë një “bilanc” të atyre që ai i quan skandale të qeverisë gjatë muajit qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Skandale pa fund..

Qershori ishte muaji i pikut të skandaleve të qeverisë moniste në fuqi!

Thuajse çdo ditë pamë nga një skandal.

Sa herë hapin gojën për të folur, vetëm skandale nxjerrin. Rrena po e po, por ato nuk po i rendisim…

Akoma nuk kanë mbushur vitin dhe duket sikur kanë 20 vite në pushtet. Droga, ministra të përfshirë, teatri, vrasje (vetveasje), etj etj…

Po “top skandali” i shoqëruar nga krye-rrena e hapjes së negociatave, ishte më e bukura!

Halicunante!

Spektakolare!.

Qesharake sa më s’ka!

Por edhe e hidhur gjer në palcë!

Skandalet vazhdojnë.

Ne rrimë e dëgjojmë! Ideale për çdo sundimtar…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?