Manjani: Tahiri si Kadri Hazbiu, ju dha drejtësisë popullore për të nxjerrë të pa lagur Ramën
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me çështjen e komisionit hetimor parlamentar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas Manjanit opozita gabon nëse fajin për kanalizimin e vendit ia faturon vetëm Saimir Tahirit, dhe shmang Edi Ramën nga kjo përgjegjësi.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” Manjani shprehet se Tahiri është sot si Kadri Hazbiu, të cilit iu mjaftua vetëm një gjyq popullor për të nxjerrë të “pa lagur” drejtuesin e biznesit kriminal të kanabisit, që siç thotë Manjani, është vetë Kryeministri Rama.
Komenti i Ylli Manjani
Ç’nuk do jepte KryeRilindasi që Sajmir Tahiri sot të ishte i LSI…
Do ti bënte një gjyq publik fantastik! Jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e Hagës do e çonte!
Jo se nuk ja ka bërë edhe në këto kushte, por po të ishte me LSI, do ti ngjiste shumë!
Ndërkohë opozita ja fut krejt kot me këtë Komisionin Hetimor për Sajmirin! Sajmiri është sot Kadri Hazbiu i monopartisë-shtet!
Ai u ju dha drejtësisë popullore, me qëllim që të nxjerrë “pa lagur” drejtuesin e bisnesit kriminal të kanabizmit, KRYEMINISTRIN!
Kështu Rama i lan duart përfundimisht nga krimi që bëri me kanadisin!
Edhe opozita pranon se “fajin” e paska patur Sajmiri…
Shumë gabim!
KOHA JONË SONDAZH

