FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mazhoranca dhe opozita mblidhen për të diskutuar për Presidenti e ri. Balla: Ne nuk pranojmë kushte

Përfaqësues të mazhorancës dhe opzitës u mblodhën paraditen e sotme në një takim për të diskutuar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit te Republikes.

Në këtë takim do të diskutohet dokumenti me propozimet e Enkelejd Alibeajt.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk e pranon kushtin e vendosur në këtë dokument që opozita të propozojë katër kandidatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të themi dhe ne këndvështrimet tona mbi dokumentin. Grupi parlamentar i PD ka prezantuar një dokument për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në konferencën e Kryetarëve dje unë kam kërkuar zotit Alibeaj që dakord ta fillojmë diskutimin te ky dokument që nga ky kushti, që vetëm si është shprehur këtu, që vetëm opozita parlamentare ka të drejtën të propozojë 4 kandidatë, këtë ne nuk e pranojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por deri kur të shkojmë në atë moment do ishte mirë për publikun të kuptojë për çfarë po flasim.

Dikush ta prezantojnë atë dokument por ne do themi propozimet tona si e keni thënë ju që jeni të gatshëm që është dokument pune i hapur që synon gjithëpërfshirjen. Gjithëpërfshirja arrihet duke pranuar dhe propozimet e të tjerëve”, tha Balla.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?