Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, Rama: Projekte për të forcuar lidhjet

Kryeministri i Mali të Zi Duško Marković, së bashku me kabinetin e tij qeveritar ndodhen për një vizitë zyrtare në Shkodër, ku do të zhvillohet mbledhje e përbashkët e mes dy qeverive. Siç ishte parashikuar, ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, me një ceremoni zyrtare që u zhvillua në Shkodër.

Ishte kryeministri Edi Rama i pari që mori fjalën në takim, si i zoti i shtëpisë, ndërsa vlerësoi fqinjësinë me Malin e Zi. Ai theksoi se kjo do të ishte mbledhja e parë e mbajtur mes dy vendeve, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Malin e Zi është shembulli më i mirë i fqinjësisë dhe vëllazërisë.

“Ky është takimi i parë ndërqeveritar këtu në Shkodër. Në një qytet dhe kryeqendër ku u ndërtua më së miri dhe dëshmohen elemente kulturore. Më vjen shumë mirë ta theksoj se për ne fqinjësia e mirë me Malin e Zi është shembulli më i shkëlqyer i marrëdhënieve vëllazërore mes fqinjësh. Ne jemi të lumtur që ndajmë kufirin me ju ashtu sikundër ndjekim shumë me dëshirë e respekt të gjithë progresin dhe përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme që e kanë transformuar rrënjësit Malin e Zi, duke e kthyer në një model referimi për të gjithë. Kemi një dialog si skamë të mirë politik, dhe jemi bashkë të orientuar në rrugën e integrimit euro-atlantik. Na vjen mirë që na u dha mundësia që ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju, duke ju mbështetur pa rezerva në procesin e integrimit në NATO. Ndaj edhe më skeptikët mund ta shohin që anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka forcuar stabilizimin në rajon”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë shqiptare tha se synohet zhvillimi i projekteve të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duke u ndalur konkretisht tek sektori i turizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Synojmë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy endeve tona. Kur u takuam një vit më parë në Podgoricë ku folëm për këtë mbledhje të përbashkët, ne folëm për brezin ndërkufitar që ndajnë dy vendet tona. Është një fashë e begatë që lidh dy fatet tona. Nuk është vetëm gjeografia e përbashkët, por edhe trashëgimia që e ndjejmë për detyrë ta ruajmë dhe ta transmetojmë. Turizmi në Malin e Zi është një shembull për t’u ndjekur. Kufiri mes nesh është një konvencion për qytetarët e dy vendeve.

Synojmë projekte për të forcuar më tej lidhjet mes ty vendeve tona. Kemi shumë për t bërë për shkëmbimet tregtare. Po kështu duhet të shfrytëzojmë bukuritë përrallore të vendeve tona. Duhet angazhim për të inkurajuar edhe shkëmbimet kulturore”, u shpreh kryeministri Rama.

AXHENDA
Ora 10.30- mbledhja e përbashkët fjalet hapese;
Ora 11.00- nënshkrimi i marrëveshje;
Ora 11.30 -konferenca e përbashkët për shtyp.
Ora 12.30- forumi i biznesit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?