FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mblidhen dhe festojnë femrat gazetare

“Ishte nje drekë e paharruar me mikeshat e mia gazetare. Lindi në mënyrë spontane dhe ja ku jemi këtu të organizuara. Kishim kaq shumë kohë që nuk takoheshim dhe kur pashë vajzat në bashkëbisedim kaq të thellë mes tyre mendova: sa mirë bëra.
Kulmi ishin dhuratat e fundvitit: fanellat e ekipit tonë kombëtar të meshkujve e vajzave. Si kryetare e komisionit te futbollit të vajzave në FSHF, u kërkova mikeshave të mia mbështetje, edhe mediatike. Dhe ja ku jemi: të gjitha me uniformën e Kombëtares sonë.
E për të gjitha vajzat që janë këtu, dhe ato që nuk janë kam vetëm një urim: ardhtë i mbarë 2023″- shkruan Anila Basha, një gazetare e njohur e medias shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?