FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mblidhet Këshilli i Mandateve për dy deputetët, Doshi: Asnjë akuzë nuk qëndron

 

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend është mbledhur sot pasdite, në orën 17:00, për të diskutuar rreth kërkesës së Prokurorisë për t’i dhënë autorizim për ndjekje penale ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. I pranishqm ka qënë dhe deputeti Tom Doshi.

Në bazë të rregullores së Kuvendit, është ky këshill që harton një raport për seancën parlamentare, e cila më pas voton këtë raport me shumicë të thjeshtë votash.

Kreu i Parlamentit, Ilir Meta është njëherazi edhe kryetar i këtij Këshilli, por ai nuk do përballet me Tom Doshin, pas akuzave publike që detyruan Prokurorinë të nisë hetimet. Me tërheqjen e tij kryeparlamentari Meta ka shmangur konfliktin e interesit, duke qënë se Doshi e ka akuzuar atë drejtpërdrejt si porositësin e një atentati ndaj tij e deuptetit të PD-së, Mhill Fufi. Këshilli do të drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Tom Doshi, pasi ka dalë nga mbledhja tha se asnjë prej akuzave në adresë të tij nuk qëndrojnë. “Akuzohem për kallim të rremë. Unë nuk kam bërë kallëzim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse i druhet një arrestimi, Doshi tha: “Ka dhe arrestime politike, çfarë nuk pret”.

I pari që ka dalë nga kjo mbledhje ka qenë deputeti Mark Frroku. Frroku ka refuzuar të prononcohet për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?