Pas dy ditësh përplasje për orarin, mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021 është mbledhur sot pas dy ditësh përplasje për orarin.

Por edhe sot mbledhja ka nisur me debate mes PD-së dhe PS-së për miratimin e rendit të ditës. Nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës. Por deputeti i PD-së Gazment Bardhi thotë se nuk votohet rendi i ditës në komision.

Ndërkohë kreu i Komisionit Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar rendin e ditës së sotme, ndërsa u shpreh se ky takim është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë, për të diskutuar për shqyrtimin e miratimit të rregullores si edhe zgjedhja e sekretarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga diskutimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Gogu: Jemi dakord që vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet.

Bardhi: Nuk votohet rendi i ditës në Komision.

Bylykbashi: Një kërkesë e tillë është pa vend, aq më tepër edhe përcaktimi i mbledhjes së Komisionit.

Bushka: Nuk po bëjmë një kërkesë për të hedhur në votim rendin e ditës, por duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi mes kryetarit dhe nënkryetarit, për ta vënë në shina në përputhje me rregulloren ligjore. Për ne nuk ka problem.

Alibeaj: Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?