Mblidhet Kuvendi i PD-së, Basha: Të ndërtojmë rrugën për një brez të ri politik
Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike tek ish-Pallati i Kongreseve. “Mirënjohje për qytetarët që protestojnë për Teatrin Kombëtar, studentët që protestojnë kundër rrënimit të arsimit,respekt për ata njerëz në media dhe shoqëri civile që i japin zëra dhe inkurajim përpjekjeve. Rinia studentore flaku plogështinë dhe po kërkon që gjërat të ndryshojnë. Duhet brez i ri politik, elitë e re e vendit e aftë për këtë aspiratë morale. Duhet të krijojmë kushtet, të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të brezit të ri në politikë, ekonomi e shoqëri”.
Basha falënderoi studentët dhe qytetarët që protestojnë kudo për çdo ankesë dhe padrejtësi, sikurse edhe shprehu “respekt për mediet që raportojnë përditë nga çdo zhvillim”. “Me kryengritjen e saj, rinia studentore ka ndërgjegjësoi për problemet më të mëdha me të cilat ndeshet shoqëria jonë. Koha ka ardhur për të thirrur në veprim rininë, e cila duket se do të jetë në lartësinë e duhur që kërkon koha. Ne jemi për një politikë ndryshe. Prej gati një shekulli, politika ka qenë pengesë për jetën shqiptare, më shumë ndarje sesa bashkim, ndërkohë që sot kemi nevojë për një politikë perëndimore që u shërben njerëzve dhe popullit, e jo për fjalë në erë. Kjo nuk është e lehtë, por as e pamundur”, tha Basha.
Kreu i PD-së theksoi se duhet një brez i ri politik dhe një elitë e re, e aftë për t’u sjellë ndryshimin shqiptarëve. “Fitorja për çdo shqiptar do të jetë ndalja e së keqes që ka pllakosur vendin”, tha ai. Kryetari i PD-së tha më tej se hapja e rrugës për këtë ndryshim të madh mund të arrihet vetëm përmes krijimit të një sistemi të ri të hapur, të lirë dhe demokratik. “Ndaj sot iu ftoj me të vetmin mision për të shpëtuar vendin: për liri, demokraci dhe europianizëm”.
Nga thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, – u shpreh Basha, – kanë kaluar vite, janë ndërruar breza, por koha dhe ndryshimet që ajo sjell, bëjnë që Shqipëria e sotme të mos krahasohet me atë të para 30 viteve, edhe pse jemi ende larg potencialit tonë kombëtar.
“Vitet e fundit vendi është zhytur në një diktaturë, po lëngon në rrënim ekonomik, është izoluar nga vlerat e dijes, shkencës dhe parimeve demokratike. Korrupsioni nuk ka lindur sot, është e vërtetë, sikurse ka pasur ndikime në politikë edhe më herët. Por me qeverisjen aktuale, korrupsioni është ngritur në sistem. Projekti i ‘Rilindjes’ është pikërisht ai i kapjes së pushtetit nga njerëz oligarkë të politikës, biznesit, medies dhe krimit, duke kontrolluar të gjitha pushtetet e vendit. Përpjekja e tyre është që të çimentohet ky kontroll ndaj pushteteve edhe për dekadat e ardhshme të vendit”, tha Basha.
Pjesë nga fjalimi
Prej të paktën një shekulli, politika ka qenë e keqja mes shqiptarëve, politika ka qenë më shpesh pengesë se shtytje për përparim ka qenë më shpesh ndarje se sa bashkim, ka qenë një mjet në duart e disave për të grabitur dhe sunduar gjithë shqiptarët tjerë. Sot, ne kemi nevojë për një politikë perendimore, një politikë në shërbim të njerëzve dhe të kombit, për veprime të vërteta jo për parrulla dhe predikime sipërfaqësore dhe për fjalë në erë. Kjo nuk eshte e lehte por as e pamundur.
Duhet një brez i ri politik. Duhet një elitë e re e vendit, e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve. Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe për brezin e sotëm politik, wshtë ndalja e së keqes që ka pllakosur vendin dhe përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re.
Ne duhet të krijojmë kushtet Duhet të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të madh të përgjegjësisë së drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.
Hapja e rrugës për këtë kalim të madh, për këtë ndryshim të madh mund të arrihet vetëm përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik dhe shoqëror, të lirë, të hapur dhe meritokratik.
Ky është dhe do të jetë deri në fund qëllimi im kryesor dhe mbi të gjitha si drejtues i Partisë Demokratike.
Sot nga kjo tribunë, nga ky takim demokratësh, në këtë përvjetor të atij dhjetori magjik dhe triumfues të historisë sonë, ju ftoj në këtë mision të madh kombëtar, në këtë mision për të shpëtuar Shqipërinë me të vetmen kurë që ka shpëtuar dhe çuar përpara kombet e përparuara mbi dhé: liri, demokraci dhe europianizëm.
[02:49, 12/15/2018] Mili-Kryeredaktori: Basha: E vetmja garanci që qeverisja e nesërme e Partisë Demokratike të jetë demokratike është që vetë PD të jetë sot demokratike.
Ne kemi filluar një ndryshim të thellë të partisë sonë, por duhet te jemi të vetëdijshëm se ndryshimi është i vështirë dhe nuk ndodh menjëherë.
E rëndësishme është që hapat tonë të ndryshimit të jenë të matur dhe mbi të gjitha të qendrueshëm.
Pak ditë më parë, ne mbaruam zgjedhjet për drejtuesit e të gjitha strukturave lokale të partisë.
Partia jonë është e para parti në Shqipëri në të cilën të gjithë drejtuesit organizativë janë të zgjedhur në mënyrë të ndershme dhe të lirë me votën e anëtarëve.
Sot Partia Demokratike është e vetmja parti në vend që mban zgjedhje të vërteta.
Është e vetmja parti ku anëtarët kanë pushtetin të zgjedhin.
Është e vetmja parti ku anëtarët zgjedhin drejtuesit e tyre.
Nga rezultatet e zgjedhjeve që sapo mbyllëm, kanë mbetur, natyrshëm, demokratë të pakënaqur.
Kjo është normale, zgjedhje do të thotë dikush fiton e dikush humbet. Razultati shpesh është i ngushtë. Nganjëherë me 2 vota si në Shkodër, apo me 12 si në Vlorë. Në zgjedhjet që ne zhvilluam, ka patur patjetër probleme dhe kritika, të cilat ne do t’i korrigjojmë në të ardhmen.
Por një gjë është e rëndësishme: në Partinë Demokratike bëhen zgjedhje të vërteta. Në Partinë Demokratike anëtarët kanë pushtet të vërtetë.
Zgjedhjet dhe pjesëmarrja e anëtarësisë në vendim-marrje duhet të fuqizohet. Duhet të bëhen një standard i pakthyeshëm.
Në muajt e ardhshëm, Partia Demokratike do të vendosë një tjetër standard të ri për politikën shqiptare:
Ne do të prezantojmë zgjedhjet primare brenda partisë.
Demokratë do të votojnë për zgjedhjen e kandidatëve për postet publike, përfshi deputetët dhe kryetarët e bashkive.
Me përmbushjen e këtij standardi, Partia Demokratike do të fuksionojë mbi themele dhe parime tërësisht demokratike.
Partia Demokratike do të jetë partia e parë në Shqipëri që rrëzon modelin e kryetarokracisë,
që zbon servilizmin dhe bindjen e verbër ndaj kryetarit si e vetmja rrugë karriere në parti.
Në organizim dhe vendim-marrje, PD do të ketë standart lirinë, hapjen, mundësitë për të gjithë dhe konkurencën e lirë.
Karriera në PD do të varet nga vota e njerëzve, nga shërbimi ndaj njerëzve.
Çdokush do ketë mundësi të bëhet pjesë e PD-së,
të kontribuojë për përmbushjen e misonit të saj,
Çdokush do të ketë rrugën e hapur drejt majave të politikës.
Puna, aftësia dhe vizioni vetjak do të jenë e vetmja gjë që do të përcaktojë sukesin brenda PD,
në konkurencë të ndershme me ata që synojnë të njejtën gjë.
Dua të shfrytëzoj rastin dhe nga kjo Konventë dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që besojnë tek liria,
tek kufizimi i pushtetit, tek konkurenca e lirë,
T’i bëj thirrje sidomos rinisë që aspiron vlerat europiane
Të bëhet pjesë e Partisë Demokratike
Të bëhet pjesë e forcës së vetme vërtet demokratike dhe europiane në Shqipëri.
Në të do të keni rrugën e hapur jo vetëm për një karrierë të ndershme dhe të lirë politike
Por mbi të gjitha për t’u bërë pjesë e përpjekjeve për një Shqipëri europiane.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2200444783319597/
KOHA JONË SONDAZH

