Mbyllet protesta, Basha: Koha për zgjidhje

Pas protestës madhështore, kreu i PD-së, Lulzim Basha foli nga selia e PD-së. Sipas tij, mesazhi i sotëm i qytetarëve ishte i qartë për ndërkombëtarët dhe kryeministrin Edi Rama: largimi i Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme. “E kemi nisur bashkimin tonë më 16 shkurt për të kulmuar sot në pjesëmarrjen më masive në 29 vite. Çdo ditë e më shumë protestat tona bëhen më të mëdha, çdo ditë e më shumë bashkimi i shqiptarëve bëhet më i vendosur. Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë për miqtë ndërkombëtarë dhe armiqtë e demokracisë në vend se, ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, se jemi popull i Europës dhe nuk do të pranojmë despotizmin e një grupi kriminal që kanë marrë peng vendin dhe kanë bllokuar rrugëtimin drejt Europës. Sot japim këtë mesazh të qartë. Europa e dëgjoi fjalën tonë dhe është koha për zgjidhje: largimi i Ramës, qeveri transitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme si rruga e vetme për të hapur rrugët e Europës”, deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?