MË 27 TETOR PËRUROHET NË TROPOJË SHTATORJA E AZEM HAJDARIT

Bashkia Tropojë ka nderin tju ftojë më datë 27 tetor 2017, ora 11.00,  në përurimin e Shtatores së dëshmorit të kombit dhe Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, në sheshin me të njejtin emër në Tropojë. Janë të ftuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë ndër vite, studentë të Dhjetorit ’90, si dhe miq, dashamirë e simpatizantë nga Trojet Etnike Shqiptare e Diaspora dhe të gjithë ata që e kanë njohur, dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë për të nderuar emrin, kujtimin e veprimtarinë e Heroit të Demokracisë e Lirisë, Azem Hajdarit. Nderojnë me pjesmarrjen e tyre ish Presidenti e ish
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha; kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha; ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani; përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucione të ndryshme të rëndësishme në Maqedoni, Malin e Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora; nga Trupi Diplomatik i  Huaj i akredituar në Shqipëri; etj;.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?