Me dritat ndezur, protestuesit drejt Parlamentit
Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, protestuesit janë nisur drejt Parlamentit, me dritat ndezur të mijërave shqiptarëve që janë bashkuar protestës së 6-të Kombëtare të opozitës së bashkuar. ”Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, në një atmosferë të jashtëzakonshme, në përfundim të fjalës së tij, Basha i ftoi të gjithë protestuesit që me dritën e shpresës ndezur ti drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në një marshim. Edhe njëherë në fjalimin e tij Basha u duk i qartë dhe i prerë duke mos i lënë asnjë ekuivok për dialog Ramës, ku e vetmja negociatë është largimi i tij si kryeministër.
KOHA JONË SONDAZH

