Media e madhe franceze: Kriza politike po u shkatërron shqiptarëve ëndrrën europiane

Nga France 24

Bomba Molotov, gaz lotsjellës në rrugë dhe djegia e mandateve të deputetëve të opozitës në parlament – Kjo është skena politike, e cila duket se është gati shpërthejë  ndërkohë që në lojë është fati i të ardhmes së Shpipërisë në Bashkimin Europian.

Javët në vijim, vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin nëse do të hapin negociatat e anëtarësimit me shtetin e brishtë të Ballkanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë po i përkeqëson gjërat në këtë drejtim, po ndikon në stabilitetin në rajon dhe anëtarësimin në bllok, tashmë të tronditur nga lëvizjet populiste dhe trazirat e ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shkurt, deputetët e opozitës dolën nga parlamenti dhe nisën protestat, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit socialist Edi Rama, i cili e ka udhëhequr vendin që nga viti 2013.

Ata kërkojnë qeveri transitore dhe zgjedhje të parakohshme, dhe refuzojnë të ulen në bisedime me Edi Ramën, të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion.

Beteja ka vijuar në sheshe e rrugë me protesta të përjavshme. Protestuesit ndezin flakadanë e hedhin tymuese, ndërsa policia u kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, i cili po helmon gjithë Tiranën

Opozita ka thirrur protestën e radhës të dielën, më 2 qershor, e cila refuzon të hyjë në zgjedhjet lokale me Edi Ramën kryeministër.

Gjatë një tubimi të fundit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u kërkoi mbështetësve “të bashkohen për të përmbysur Ramën.

Trazirat e fundit në rrugë po shpërthejnë në një moment veçanërisht delikat për Rama, i cili ka premtuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Duke folur për opozitën, ai tha, “ata nuk mund të bëjnë asgjë kundër qeverisë, por mund të dëmtojnë, madje seriozisht, Shqipërinë në rrugën e saj”.

Por pavarësisht nga disa fitime, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, tha se pret që “situata aktuale politike në Shqipëri të merret në konsideratë nga shtetet anëtare.

“Kultura e kompromisit nuk është virtyt tipik për Shqipërinë,” shtoi diplomati.

Gjithashtu, kjo situatë e trazuar është rrezik për një përplasje civile mes qytetarëve, të cilët po shohin si zgjidhje vetëm emigrimin masiv.

Vera Bala, 49 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, thotë se shumë shqiptarët janë të lodhur nga kjo lloj “çmendurie”.

Janë “të njëjtët aktorë që përsërisin skena të njëjta… ndajnë të njëjtat interesa, fajësojnë njëri-tjetrin por mbajnë njëri-tjetrin së bashku”.

“Ne jemi të ngopur me këtë lloj cirku,” shtoi ajo.

Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?