Media ruse për protestën: Luftë e madhe civile mes shqiptarëve
Ka një titullim të “çuditshëm” portal i Kremlinit në lidhje me protestat e Kukësit, të cilat i ka ndjekur me detaje. ”Sputnik”, në ndjekjen e informacionit ka përdorur Tanjug-un serb, por mënyra se si e ka shitur dallon në vijën editorial të saj.
Në shkrimin e fundit pas protestës, Sputnik, duke vendosur një foto të Edi Ramës në fushatën elektorale thekson se “Kryeministri shqiptar flet pas ‘luftës së madhe të shqiptarëve’ që ka nisur në Kukës”.
Kurse shkrimi i djeshëm ishte edhe më provokues: “Shqiptarët po luftojnë kundër shqiptarëve në kufirin me Kosovën”. Në brendësi, përgjithësisht Sputnik-u ka bërë një raportim jo me shumë koment edhe pse tek-tuk ka vendosur fraza për të ndikuar në vijën e saj editoriale.
“Tensionet që u ngritën dje për shkak të taksë së të ashtuquajturës Rrugë të Kombit që lidh Prishtinën me Tiranën tani është kthyer në një luftë midis policisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Qytetarë nga Kosova u ftuan gjithashtu në këtë protestë nga Tirana”, shkruan Sputnik.
Shkrimi thekson më tej se “Kryeministri Edi Rama dha se dhuna ndaj policisë do të ndëshkohet”. Sipas Sputnik, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vlerësoi çmimin e ri të taksës “të ekzagjeruar”. /tesheshi.com/

KOHA JONË SONDAZH

