FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat greke: Merkel dhe Macron kanë izoluar qeverinë “Rama”

Media greke i ka kushtuar një rëndësi të veçantë Samitit të Berlinit dhe procesi të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kanali televiziv “News24/7”, raporton se vendet kryesore të BE kanë përjashtuar mundësinë që Shqipërisë t’i hapen negociatat në muajin qershor. Gjithashtu, media greke shton se dhënia e një date në qershor për çeljen e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të sillte izolimin e Shqipërisë
Raportimi i Kanali televiziv grek News24/7:
“Siç u bë e qartë nga diskutimet të hënën në Konferencën e Berlinit, janë të pakta shanset e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të marrë datën për pranimin në BE, në samitin e BE-së në qershor. Çështja në fakt nuk është e pamundur që të shtyhet për në samitin e ardhshëm në vjeshtë, në mënyrë që të mos përballet me probleme të tjera deri atëherë, Zoran Zaev. Forcat dominuese në Bruksel përjashtojnë të paktën për momentin, mundësinë për t’i dhënë Tiranës datën e pranimit, por njëkohësisht nuk duan ta japin vetëm Maqedonisë së Veriut, pasi një zhvillim i tillë do të nënkuptonte izolimin e plotë të qeverisë Rama dhe destabilizimin e mëtejshëm politik në Shqipëri. Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, megjithatë, në takimin që zhvilluan në Konferencën e Berlinit me liderë të Ballkanit, e bënë të qartë se ka pak perspektiva për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke theksuar se duhet që së pari të zgjidhin situatën në vendet e tyre. Athina, megjithatë, do të shterojë të gjitha mundësitë për të dhënë datën e pranimit Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë, nëse qeveria Rama ndryshon plotësisht dhe në praktikë qëndrimin e saj ndaj minoritetit grek”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?