Mediat greke zbulojnë arsyen e shtyrjes së vizitës së Tsipras në Tiranë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras shtyu për një afat të pacaktuar vizitën që do të mbante në muajin prill në vendin tonë me rastin e Pashkëve Ortodokse. Sipas asaj që shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”, vizita e kreut të qeverisë greke është shtyrë dhe tashmë nuk ka asnjë datë se kur do të realizohet kjo vizitë.Sipas gazetës “Kathimerini”, shkak i shtyrejes së vizitës është bërë vështirësia në negociatat mes Athinës dhe Tiranës për kufirin detar dhe përcaktimin e zonës së lirë ekonomike.
Screenshot_3
Negociatat nisën zyrtarisht pas dhënies së plotfuqisë së grupit negociator shqiptar nga Presidenti Ilir Meta. Është konfirmuar ndërkohë një vizitë e shkurtër ditën e sotme e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë.
Burimi: http://www.ekathimerini.com/227137/article/ekathimerini/news/pms-visit-to–albania-put-off

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?