FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat greke zbulojnë arsyet e anulimit të vizitës së Tsipras në Tiranë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras shtyn për një afat të pacaktuar vizitën që do të mbante në muajin prill në vendin tonë me rastin e Pashkëve Ortodokse. Sipas asaj që shkruan e përditshmja greke Kathimerini, vizita e kreut të qeverisë greke është shtyrë dhe tashmë nuk ka asnjë datë për këtë.

Shkak sipas gazetës është bërë vështirësia në negociatat mes Athinës dhe Tiranës për kufirin detar dhe përcaktimin e zonës së lirë ekonomike.

Negociatat nisën zyrtarisht pas dhënies së plotfuqisë së grupit negociator shqiptar nga Presidenti Ilir Meta. Është konfirmuar ndërkohë një vizitë e shkurtër të enjten e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë përpara se ai të fluturojë drejt Vjenës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?