FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediu organizon Forum sigurie për Ballkanin: Bashkëpunim me parlamentin Britanik

Kryetari i Partisë Repubikane, Fatmir Mediu, organizoi një Forum për Ballkanin dhe çështjet e Sigurisë e Gjeopolitikes në Ballkan, së bashku me përfaqësues të Dhomës së Lordëve në Londër, si dhe përfaqësues të OSCE, PE, Kongresit Amerikan, etj.

Gjatë këtij takimi, Mediu pati edhe një darkë pune me Lord Des Browne, ish-sekretari i Mbrojtjes Britanike. Marrëdhëniet me Des Browne fillojnë në kohën që ai mbështeti dhe Britania mbështeti antarësimin e Shqipërisë në NATO.

Gjatë darkës me Përfaqësues të Dhomës së Lordëve dhe parlamentit Britanik, si dhe Përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Britanike, Përfaqësues nga OSCE PA, SHBA fjalën i pari e mori Lord Des Browne, i cili falenderoj për organizimin kreun e PR-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediu pasi falenderoi mikun dhe ish-kolegun e tij Lord Des Browne, drejtuesit e ELN, (European Leadership Network) theksoi nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe me parlamentin Britanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti i Dhomës së Lordëve për Ballkanin Perëndimor, është një dokument i rëndësishëm i cili ofron jo vetëm analizë, por dhe sugjerime konkrete për të ardhmen e Ballkanit dhe sfidat e ndikimit rus, turk dhe kinez përballe BE dhe NATO-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?