Mediu: Rudina Hajdari nuk mund të vetë-emërohet në krye të grupit të PD
E ashtuquajtura ‘opozita e re’ me 20 deputetit ka nisur të hedhë hapa për krijimin e grupeve parlamentare. Të enjten e kaluar, deputetët e PD-së dhe LSI-së, në një mbledhje mes tyre të enjten që kaloi në parlament, kanë rënë dakord që t’i drejtohen me shkresë zyrtare Kuvendit për formalizimin e grupeve këtë javë.
Nga Partia Demokratike, Rudina Hajdari, deputetja që nuk hoqi dorë nga mandati, është diskutuar si emri më i mundshëm për kryesinë e grupit parlamentar. Por, kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në studion e emisionit ‘ 5 Minuta’ në Report Tv, sqaroi sipas tij, se përse këta deputetë nuk mund të krijojnë grupe parlamentare.
“Këta deputetë nuk mund të krijojnë grup me emrin e LSI-së dhe PD-së, pasi nuk mund ta përfaqësojnë nga ana juridike. Duhet të bëjmë sakrificat më ekstreme për të ruajtur demokracinë. Mendoj se gjithsecili duhet të shikojë ku janë pikat që mund të ndërtohet një marrëdhënie duke filluar nga Presidenti dhe deri te partnerët tanë ndërkombëtarë. Këtu ka rol edhe Presidenti, edhe ndërkombëtarët, të gjithë”, deklaroi Mediu.
Në fund, Mediu hodhi poshtë akuzat e mazhorancës se opozita është kundër hapjes së negociatave, duke shtuar se kryeministri Edi Rama është i papërgjegjshëm.
KOHA JONË SONDAZH

