Mesazh i fortë i Presidentit të PPE: Hyrja në BE e Shqipërisë, vetëm kur të respektoni pavarësinë e drejtësisë
Çështja “Tahiri” ka sjellë reagimet e para të forta nga komuniteti ndërkombëtar. Presidenti i Partive Popullore Europian, politikani Francez, Joseph Daul ka dhënë sot mesazhe të ashpra kundër qeverisë “Rama” dhe aspiratave të vendit në BE.
Në një mesazh të shkurtër në Twitter, Daul thotë se aspiratat e Shqipërisë në BE do të merren seriozisht vetëm kur të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë.
“Aspiratat e Shqipërisë për në BE do të merren seriozisht vetëm kur zbatimi i ligjit, pavarësia e drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit të zbatohen. Krimet e drogës janë një problem i madh që pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë. Duhen përpjekje reale për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, shprehet Presidenti i PEE në mesazhin e tij për situatën në Shqipëri.
Qëndrimi i Daul vjen pas replikave të forta politike dhe qëndrimit të PS për të mos lejuar arrestimin e Saimir Tahirit nga Prokuroria.
Më herët edhe politikania e së djathtës europiane Doris Pack deklaroi se në Shqipëri duhet të garantohet pavarësia e institucioneve të pavarura.
🇦🇱#Albania's EU aspirations will be taken seriously only when rule of law, independence of justice & fight agst corruption are applied. ½
— Joseph Daul (@JosephDaul) October 24, 2017
Drug crimes in 🇦🇱are a major problem that obstructs its 🇪🇺path. Real efforts must be made to fight these crimes with full transparency 2/2
— Joseph Daul (@JosephDaul) October 24, 2017
KOHA JONË SONDAZH

