Mesila Doda: Disa sharlatanë dhe “komunistët e rinj” duan të hedhin baltë mbi Lëvizjen e Dhjetorit
Deputetja Mesila Doda i ka cilësuar si sharlatanë, ata që kanë hedhur dyshime bi pjesmarrësit në Lëvizjen e Dhjetorit.
Sipas saj, “komunistët e rinj” duan që të hedhin baltë mbi këtë ngjarje.
“Ka një qasje interesante ndaj 8 dhjetorit të këtij viti dhe ndaj dhjetoristëve veçanërisht. Si kurrë më parë kanë ardhur në qendër të vëmendjes, herë më shpoti, herë duke u mallkuar, herë duke u privatizuar e në disa raste duke kërkuar t’u vjedhin historinë.
Kur para disa vitesh dëgjova ish-ministrine e Arsimit të kohës, Gjinushin, në një emision të thoshte se demokracinë e sollën ata "komunistët e rinj", mendova se ishte fantazi e momentit. Nga viti në vit i dëgjoj më të sigurtë "komunistët e rinj", në marrinë e tyre. Dikush përgjërohet mos ta zëmë më në gojë dhjetorin se e fyejmë, dikush tjetër hedh shuka me baltë ndaj asaj lëvizje të jashtëzakonshme antikomuniste, dikush tjetër kërkon ta shtrembërojë aq sa ti heqë çdo mision progresi dhe shndërrimi në historinë moderne të politikës shqiptare.
Unë besoj fort se lëvizja e dhjetorit ishte fuqia e materializuar e një populli të shtypur nga diktatura. Studentët ishin pjesa më e papërlyer, me kurajoze dhe idealiste e asaj levizje, ndaj sot sharlatanët më së paku duhet të heshtin kur flasin për dhjetorin dhe protagonistët e saj. Fakti që ende sot kemi dëshirën dhe vullnetin të ritakohemi, të reflektojmë dhe të mendojmë për të dhënë më të mirën në historinë e vendit dhe skenën politike shqiptare, është veç vlerë e shtuar për dhjetorin dhe dhjetoristët. Ajo që më vjen ndër mend për këtë brez të rinjsh qe moëen pjesë në shndërrimin e sistemit politik është veç një emër, atdhetar të mirë.
Më së fundi, fakti që po kërkohet të shqyhet nga të gjitha anët nuk i bjerr aspak vlerat e dhjetorit. Në këtë kohë shkretie vlerash e mungese pikash referimi në jetën sociale e politike të vendit, me sa duket i vetmi oaz vlerash ka mbetur përsëri lëvizja e dhjetorit. Me keqardhje për ata që ishin e që nuk deshën ndryshimin, me keqardhje për ata që s'ishin në dhjetor se kushtet që zgjodhën për të mos qenë apo përkatësia e tyre i detyronte të ishin në anën tjetër të barrikadës, më duhet të nënvizoj se vlerat nuk janë as treg shumice e as mall korruptiv. Historia personale nuk blihet, ajo e një kombi asfare….”, shkruan deputetja demokrate.