Mësuesja kujdestare e Ilir Metës tregon sa gjuhë të huaja mësonte Presidenti
Mësuesja kujdestare e Presidentit Ilir Meta në klasën fillore të shkollës “Fan Noli”, Kadrie Dibra ka rrëfyer sot se sa gjuhë të huaja mësonte Ilir Meta kur ishte fëmijë.
“Një ditë nëna e tij më tha se Iliri më ka thënë që po mësoni dy gjuhë të huaja në shkollë.
Njëra është anglisht i thashë. Po tjetra cila është?, e pyeta nënën e Ilirit.
Dhe ajo më tha se Iliri i kishte thënë që zysha kujdestare po përpiqet më të na mësojë shkodranishten, meqenëse unë flisja me dialekt shkodran”, – ka rrëfyer me humor Kadrie Dibra, mësuesja kujdestare në klasën fillore e Presidentit Meta.
KOHA JONË SONDAZH

