“Mësymja” e PD në komisione, deputetët e PS: Po stisin kauza, kanë konflikte të brendshme

Prej disa javësh tashmë, komisionet parlamentare nuk po kryejnë punë normale për shkak se opozita shkon në mbledhje me numër të shtuar deputetësh duke bllokuar vijimin normal të punimeve.

Deputetët socialistë, Musa Ulqini, Almira Xhembulla dhe Arben Pëllumbi komentojnë këtë situatë për Report TV.

Musa Ulqini: Këto kohë kemi dy lajme shumë të mira dhe një lajm shumë të keq. Lajmi i parë i mirë është që për herë të parë në 25 vjet BE publikoi raportin më të mirë që është publikuar për Shqipërinë, një raport që u hap rrugë të gjitha proceseve tona integruese në BE, pa kushte.
Lajmi i keq shumë është që ky raport, i cili duhet të angazhonte të gjithë edhe pozitën edhe opozita që të maksimalizojmë ato çfarë mund të bëjmë deri në datën 28, solli të kundërtën. Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, një opozitë bojkotoi një rezolutë e cila thjesht duartrokiste atë raport që u publikua nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më shumë afrohet data 28 kur hapen negociatat, aq më shumë opozita në mënyrë paradoksale, nxin, në të gjithë sjelljen e saj, e paprecendetë kjo në historinë e Shqipërisë, duke bërë gjithçka mundet për të djegur të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk kisha besuar kurrë që të përsëritej historia e firmave piramidale. Nëse në 97 e dogjën Shqipërinë përmes firmave piramidale, tani kjo opozitë po djeg të ardhmen e Shqipërisë me këtë sjellje që bën në seancë, në Kuvend, në rrugë, në selinë e PD-së, në televizor, kur shikon ëndrra, në gjumë, në selitë ndërkombëtare, kudo ku ka mundësi të flasë e të mos flasë.

Dhe e fundit fare, lajmi tjetër i mirë është se shqiptarët, për herë të parë në këto 25 vjet e bojkotuar në mënyrën më shembullore protestën e kërkuar nga opozita që ne të mos futemi në Europë. Ai miting është prova më e qartë se cili është impakti i kësaj sjelljeje anti kombëtare e anti shqiptare e kësaj opozite. Nuk ka asnjë fakt më të gëzueshëm se ky bojkot i Shqiptarëve ndaj kësaj sjelljeje të opozitës.

Pyetje: Alternativa për bojkot, është e shëndetshme? A ju bën ju të reflektoni?
Musa Ulqini: Nuk dua të komentoj asgjë se çfarë ndodh pas datës 28, pasi kjo që po ndodh është e paprecendetë.

Almira Xhembulla: Mendoj që ishte një seri monologjesh pa subjekt, që mu duk se kishin ardhur më shumë që të bindnin njëri-tjetrin. Edhe pse ata nuk e quajnë bojkot, kjo është një farë mënyrë për të sabotuar punën normale të një komisioni. Konkretisht, sot ata donin që të arrinin pikërisht këtë gjë. Megjithatë, më vjen keq që në një farë mënyrë ata janë kaq të çorientuar në kauzën e tyre, duhet të kesh momentin e duhur dhe kauzën e duhur. Mbase për fatin tonë të mirë nuk ka asnjërin prej tyre.

Pyetje: Alternativa për bojkot, është e shëndetshme? A ju bën ju të reflektoni?
Secili nga ne ka pasur fatin të jetë pjesë e dëgjesave në Parlamentin Evropian në Bruksel apo Strasburg. Është një mesazh i dhënë qartazi nga të gjithë zyrtarët e atyre niveleve, që nuk do të tolerojnë asnjë formë bojkoti, sabotazhi, apo dhune. Në një farë mënyrë ata janë të detyruar të kenë këtë sjellje parlamentare, pasi mund tu kthehet në bumerang për veten e tyre.

Arben Pëllumbi: Opozita ka të drejtën e vetë të shprehë mendime apo pakënaqësi të caktuara apo të ngrejë dhe një kauzë. Unë mendoj që kauza që ajo ngre është një kauzë e stisur, më shumë se sa një kauzë reale. Kjo është edhe arsyeja që ata mblidhen aq shumë bashkë në komisione, për të krijuar një kauzë brenda vetes së tyre, se me sa duket kanë edhe konflikte të brendshme, edhe konfigurime të ndryshme, apo mendime të ndryshme.
Nuk e kuptoj dot gjithë atë prezencë të shtuar. Për të na intimiduar ne, për na trembur? Nuk na intimidojnë dot. Kështu që nuk e kuptoj këtë të ardhurën të gjithë bashkë në një komision. Duan të prishën punën e këtij komisioni? Nuk e kanë arritur. Në fund fare komisioni ka arritur të bëjë punën e tij të planifikuar.

Pyetje: Alternativa për bojkot, është e shëndetshme? A ju bën ju të reflektoni?
Personalisht mendoj që edhe pse bojkoti mund të jetë një armë demokratike e përkohshme, nuk mund të jetë arma e duhur. Ose, unë nuk e gjykoj të tillë. Bojkoti mund të jetë një element i shkurtër, një seancë, dy, por nuk mund të jetë një element i gjatë. Institucionet janë bërë për tu diskutuar e debatuar brenda tyre. Demokracia është ndërtuar mbi këto lloj rregullash. /Report Tv

Report Tv - Mësymja e PD në komisione, deputetët e PS: Po stisin kauza, kanë konflikte të brendshme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?